Korca feston Shën Prodhomin (30 Qershor 2000)


Korca feston Shën Prodhomin (30 Qershor 2000)

11:40 30/06/2000

Mijëra korçarë nga qytetet dhe fshatrat përreth festuan Shën Prodhomin apo siç njihet ndryshe “Johan Pagëzorin”. Ky shenjtor pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan. Kjo festë ka 20 shekuj që festohet. Meshën hyjnore e drejtoi metropoliti i Korçës Imzot Johani, por për rreth 20 mijë të pranishmit, kisha ishte shumë e vogël. Kjo kishë e Voskopojës është një ndër më të vjetrat. Ajo është ndërtuar në vitin 1932 dhe mban pikërisht emrin e të shenjtit Shën Prodhom. Ajo ka arritur të qëndrojë në këmbë vetëm pse është shpallur monument kulture dhe shteti kujdeset për të. Në Voskopojë për këtë ditë ishte organizuar edhe një panair i madh. Në këtë mënyrë festa fetare shërberu dhe si piknik në pyjet piktoreske të Voskopojës./tvklan.al






Të ngjashme