Korça lëkundet nga tërmeti
Nuk ka dëme materiale dhe të lënduar
Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter tronditi Korçën mëngjesin e sotëm.
Sipas të dhënave të qendrës evropiane të sizmologjisë tërmeti ndodhi në orën 6 e 28 minuta të mëngjesit.
Lëkundja e ka pasur epiqendrën në afërsi të Maliqit.
Nuk raportohen dëme materiale dhe persona të lënduar përveç panikut që shkaktoi te qytetarët.
Tv Klan