Korça lëkundet nga tërmeti
Goditje me magnitudë 3.9 në Vithkuq
Një lëkundje tërmeti është shënuar mëngjesin e sotëm në Korçë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave goditja ka qenë me magnitudë 3.9 dhe ka pasur epiqendër zonën e Vithkuqit.
Lëkundja është regjistruar në orën 04:23 minuta, me një thellësi prej 17 kilometrash.
Nga të dhënat mësohet se nuk ka pasur dëme apo të lënduar.
Tv Klan