Korça përfundon afatin e pranimit të dokumenteve për kandidatët e bashkisë (16 Shtator 2000)
Përfundoi afati i pranimit të dokumenteve për kryetar dhe këshilltar pranë komisionit të zgjedhësve në Bashkinë e Korçës. Për fazën e tanishme të punës pranë bashkisë, kryetari i saj Agron Hasankolli, përfaqësues i Partisë Demokratike thotë:
“Problemet e krijuara nga pasaktësitë e listave do të zgjidhen në vazhdimësi brenda afatit të përcaktuar sipas ligjit.”
Ndërkohë nënkryetari i po kësaj bashkie, Riza Ashimi, përfaqësues i Partisë Socialiste, deklaron:
“Duke marrë parasysh që në këto lista ka një lloj pasaktësie, po punohet për verifikimin e tyre dhe pasaktësinë e tyre brenda datës që parashikon dhe ligji.”/tvklan.al