Korçarët mbështesin arbitrat pas dhunës


Korçarët mbështesin arbitrat pas dhunës

16:02 07/03/2019

Vendimi i arbitrave për të bojkotuar kampionatin është mbështetur nga presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj. Ai tha për TV Klan se ishte vetë situata e krijuar me dhunën e ushtruar ndaj Eldorian Hamitit në sfidën Kamza – Laçi që shkaktoi këtë situatë.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut: 

Është e drejtë e arbitrave që ta kërkojnë me këtë situatë dhe këtë që ndodhi. Mua më vjen mirë ta kërkojnë dhe ta kërkojnë deri në fund, sepse është shumë e rëndësishme edhe për futbollin shqiptar.

Për presidentin e Skënderbeut mungesa e policisë në ambientet e brendshme të stadiumit la pasoja që në fillim të kampionatit pikërisht në një ndeshje të zhvilluar në Korçë.

Ardjan Takaj, president i Skënderbeut:

Shenjat kampionati i dha që në javën e parë, në Korçë dhe e dinim dhe e kemi paralajmëruar dhe e kemi kërkuar që të kthehet policia. Ne duam që të zgjidhet situata një orë e më parë. Të bëhet një ligj i ri për njerëzit që hyjnë në fushat e futbollit.

TV Klan kontaktoi edhe me përfaqësues të klubeve të tjerë të  Superligës, si Partizani, Kukësi, Tirana, etj të cilët nuk pranuan të prononcoheshin për situatën e krijuar në futbollin shqiptar.

Tv Klan






Të ngjashme