Korçë, Ambasadori Gjerman – (11 Korrik 1999)


Korçë, Ambasadori Gjerman – (11 Korrik 1999)

12:32 11/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas vizitës që ka bërë javën e kaluar Ambasadori Francez në Korçë, ka qenë Ambasadori Gjerman Disdor ai që ka zbritur në qytetin juglindor këto ditë. Gjatë viteve të fundit investimet e qeverisë gjemane kanë qenë të konsiderueshme në këtë qytet, si në rrjetin e ujësjellësit, rrjetin e ujrave të zeza dhe së fundmi në ndërtimin e dy kampingjeve për kosovarët.

Përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Korçës do të kapi investimet deri në 24 milion marka gjermane. 17 milion prej të cilave janë dhuratë e qeverisë gjemane ndërsa 7 milion të tjera janë kredi me afat të gjatë. Këtij investimi në rrjetin e ujësjellësit i është shtuar para një jave dhe investimi prej 15 milion markash të cilat do të përdoren për ndërtimin e krejt rrethit të ujrave të zeza të qytetit.

Zoti Hans Peter Disdor gjatë vizitës së tij ka bërë mjaft takime, si në dy kampingjet e kosovarëve, në ndërrmarjen e ujësjellësit, në ndërrmarjen e konfeksioneve dhe në muzeun mesjetar në Mborje. Gjatë vizitës së tij Ambasadori Gjerman është shoqëruar nga kryetari i bashkisë, kryetari i Këshillit të Rrethit dhe Prefekti i Korçës./tvklan.al  






Të ngjashme