Korçë, arrestohen dy policë


Korçë, arrestohen dy policë

14:09 21/05/2014 Policia KorceDy policë janë arrestuar në flagrancë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm  në Korcë  pasi kaluan një shtetas në drejtimi të Greqisë pa u regjistruar në sistemin TIMS.

Rexhep Lushka dhe Trifon Ocka , inspektoret e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës , akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “ Korrupsionit pasiv” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Dy punonjësit e policisë në bashkëpunim me me shtetasin Mondi Agolli kanë kaluar jashtë Shqiperise në mënyrë të kundraligjshme  në drejtim të Greqise, kundrejt marrjes së parave, shtetasin me inicialet R. Z, pa e regjistruar ne sistemin TIMS.

Tv Klan





Të ngjashme