Korçë, arrestohet autori i tre vrasjeve – (21 Korrik 2000)


Korçë, arrestohet autori i tre vrasjeve – (21 Korrik 2000)

18:37 21/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Fuat Bastriu 30-vjeç, autor i tre vrasjeve, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i shpallur në kërkim është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit. Bastriu banor i Tiranës, ishte strehuar tek disa të afërm të tij, në një apartament në lagjen “Sporti i ri”, në Korçë. Forcat e policisë kriminale të Korçës, rrethuan zonën ku strehohej 30-vjeçari dhe arrestimi i tij u bë pa asnjë lloj rezistence.

Fuat Bastriu është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Faktit Tiranë, për dy vrasje të kryera në Tiranë dhe një në fshatin Baldushk të këtij rrethi. Gjatë trazirave të vitit 1997, ai u arratis nga burgu dhe gjatë kësaj periudhe ka qëndruar i fshehur./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  






Të ngjashme