14:35 26/03/2014Policia e Korçës ka vënë në pranga një 35-vjeçar i akuzuar për grabitjen e një kazinoje në këtë qytet. Sipas policisë, Nestor Ruço 35-vjeç, ka kryer grabitjen e 150 mijë lekëve i armatosur dhe i maskuar.Policia shpërndau edhe pamje nga grabitja.Blutë e Korçës bëjnë me dije se i arrestuar është një përdorues i lëndëve narkotike.Kamerat e sigurisë së kazinosë kanë filmuar autorin teksa rrëmben paratë dhe në sajë të pamjeve u bë e mundur dhe identifikimi i tij.