Korçë, bllokohen 97 kg drogë


Korçë, bllokohen 97 kg drogë

11:56 04/05/2014 DrogePolicia e Korçës ka arrestuar mëngjesin e sotëm, 41-vjeçarin Ylli Tango, të cilit i janë sekuestruar 6 çanta me kanabis sativa.

41- vjeçari është vënë në pranga në flargrancë, në vendin e njohur si Piramida 32, pranë kufrit me Greqinë.

Tango ka qënë i shoqëruar nga 4 persona të tjerë, të cilët arritën të arratiseshin. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë greke.

Ndërkohë policia e Korçës po punon për kapjen e autorëve të tjerë të ngjarjes.

Tv Klan

 





Të ngjashme