Korçë, fshati Sheqeras pa ujë – (4 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ky është pusi që u shpua në Sheqeras të Korçës, për t’u sjellë ujë katër mijë banorëve të kësaj zone, por ajo që doli në pah ishte uji i ndotur me squfur. Menjëherë pasi u pa rezultati, hapja e pusit u la në mes dhe 30 milion lekët që u morën për këtë punë, nuk dihet se ku shkuan. Firma që kreu shpimin ka që nga Dhjetori i kaluar, që nuk është dukur më.
Banorët e Sheqerasit, blejnë ujë për të pirë e gatuar, ndërsa për të larë mbushin në pellgjet e kanalet e kënetës. Banorët e kësaj zone mendojnë se paratë që hidhen për të mbaruar një punë, janë të llogaritura për të ftuar projektuesi e ndërtuesi, ndërsa për banorët hallexhinj, zvarritjet tregojnë mosinteresim./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti