Korçë, i afërmi i policit ndërron jetë në gjykatë


Korçë, i afërmi i policit ndërron jetë në gjykatë

11:27 02/05/2014 viktime1Një burrë ndërroi jetë para pak minutash në ambjentet e Gjykatës së Korçës, në kohën kur po zhvillohej seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj policëve dhe doganierëve të akuzuar për kalim mallrash kontrabandë.

Viktima  që humbi jetën në rrethana të paqarta, është Ali Jaupllari rreth moshës 60 vjeç dhe është  i afërmi i një prej policëve që pritet t’i jepet masa e sigurisë.

Ndërkohë që në Gjykatën e Korçës kanë mbërritur ekspertët për të zbuluar shkaqet e vdekjes së papritur të  60-vjeçarit.

tvklan.al/M.S





Të ngjashme