Korçë, java artistike në kuadrin europian të gjuhëve të huaja (10 Prill 2001)


Korçë, java artistike në kuadrin europian të gjuhëve të huaja (10 Prill 2001)

15:43 10/04/2001

Për herë të parë një grup piktorësh nga kryeqyteti ka çelur në qytetin e Korçës një ekspozitë pikture. Sali Shijaku, Tefan Taçi, Genci Bushi, Arjan Çenga, Adriana Puleshi dhe Lulzim Myrteza, kanë qenë të pranishëm me veprat e tyre në ekspozitën në ambjentet publike të vilës Themistokli Germenji. Me 40 punime në peizash dhe kompozicion, ata kanë tërhqur vëmendjen e artdashësve korçarë. Kjo veprimtari është iniciuar nga Prefekti i Korçës Ben Blushi dhe u realizua në bashkëpunim me Galerinë e Arteve T&G në Tiranë.

Po në qytetin e Korçës, nxënësit e shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi” ka vënë në skenë komedinë nga Molieri, “Borgjezi fisnik.” Kjo komedi është vënë në skenë nga nxënësit e gjuhës franceze pranë kësaj shkolle të cilët duan të ripërtërijnë kështu traditën e liceut kombëtar. Kjo komedi është ndjekur nga nxënës, mësues e prindër që e kanë duartrokitur këtë shfaqje. Kanë qenë të pranishëm dhe përfaqësues të Ambasadës Franceze në Tiranë. Kjo veprimtari është realizuar në kuadrin europian të gjuhëve të huaja./tvklan.al

Gazetare: Fjodora Fjora






Të ngjashme