Korçë, kampet kosovare – (24 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dalin në pah problemet e para tek kampet e kosovarëve në Korçë. Rreth 13 mijë kosovarë pas lënies së kampeve në Maqedoni janë strehuar në kampet apo familjet korçare. Këto pamje janë marrë në kampin e Qatromit ku janë strehuar tre mijë të ardhur kosovarë. Sipas tyre kanë nisur mangësirat e ushqimit.
Prefekti i Korçës Bardhi Aliçkolli tha për Tv Klan se deri në kalimin e fazës së emergjencës është marrë vetë pushteti lokal dhe atëher nuk ka patu asnjë problem. Tani me marrjen në dorë të situatës nga OJQ diskutohet dhe për dhënien e ushqimit. Tjetër gjendje ekziston në kampingun e Pojskës ku investimin dhe menaxhimin e tij e ka ndërmarrë qeveria greke.
Por edhe vetë tregtarët dhe biznesmenët kosrçarë janë angazhuar të ndihmojnë kosovarët e mbrritur në Korçë. Pronari i pularisë së qytetit ka shpenzuar 17 mijë dollarë për ta shndërruar atë në një vend të përshtatshëm jetese për kosovarët.
Gjithashtu në rrethin e Korçës për të përballuar flukset e tjera të të ardhurve pranë fshatit Drenovë po ndërtohen dhe dy kampe të tjera. Njëkohësisht në Prefekturën e Korçës do të rikonstruktohen dhe disa ndërtesa shtetërore ku do të streohen kosovarët në rast se dimri do ti gjejë sërisht në Korçë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj