Korçë, kapet vrasësi i policit – (15 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Policia e komisariatit të Korçës arrestoi në orët e vona personin që dy ditë më parë vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë. Artur Gora 30-vjeç banor i fashtit Pojan të Korçës u kap rreth orës 22:30 i fshehur në banesën e një të afërmi të tij.
Forcat e policisë ishin vënë në ndjekje menjëherë pas ngjarjes së rëndë, kur Gora për t’i shpëtuar arrestimit si person i shpallur në kërkim nga forcat e rendit qëlloi kundër një grupi policësh. Si pasojë u plagos inspektori i krimeve Ardian Halimi 31-vjeç, i cili vdiq më pas në spitalin e Kosturit në Greqi, si dhe u plagosën dy policë të tjerë.
Krenar Maçi 29-vjeç në kërkim, i dënuar për vrasjen e një polici është ekstraduar sot nga Italia. Krenar Maçi ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Faktit Durrës, për vrasjen e policit Ali Shika në 15 Mars të ’97. Ndërsa duke u gdhirë dita e sotme, një tjetër efektiv policie ka mbetur i plagosur. Gentian Kamberi agjent i policisë kriminale Vlorë është bërë preh e dy personave me armë që kanë kërkuar ta plaçkisin./tvklan.al