Korçë, Kryqi i Kuq në ndihmë të refugjatëve kosovarë (17 Qershor 1999)
5200 të ardhurit kosovarë të strehuar në familjet korçare janë furnizuar rregullisht me ndihma ushqimore të siguruara nga Kryqi i Kuq. Punonjësit e kësaj organizate me mjetet e tyre shkojnë vetë në familjet ku strehohen kosovarët duke i dhënë racionet e ndihmës ushqimore. Bukën kosovarët e gatuajnë me miellin e dhuruar ndërsa energjia elektrike ju paguhet nga Komuniteti Mysliman.
Para dy ditësh në zyrën rajonale të Kryqit të Kuq në Korçë, një maune solli detergjentë për të ardhurit kosovarë. Tre muaj pas mbërritjes së tyre në Korçë, kosovarët ndjehen të stabilizuar edhe pse mendojnë për rikthim të shpejtë, furnizimi me ushqime për ta nga Kryqi i Kuq është siguruar edhe për 6 muaj të tjerë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj