Korçë, masa për transportuesit e tritolit, incident në Gjykatë
Korçë, masa për transportuesit e tritolit, incident në Gjykatë
Shpërndaje
11:34 30/03/2014Gjykata e Korçës la në burg pa afat 4 personat e arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e trafikimit të lëndëve ekspolozive.Por gjatë seancës ndodhi edhe një incident.Njëri nga të pandehurit, Sergei Cënolli, i cili e kundërshtoi vendimin e gjykatës, u shpëtoi shërbimeve të policisë së burgut dhe i ra murit me kokë. Për pasojë ai humbi ndjenjat për pak çaste. Edhe familjarët e tij e kundërshtuan vendimin. Kjo situatë u bë shkak për ndërprerjen disa minuta të seancës.Procesi gjyqësor vijoi normalisht dhe të 4 të arrestuarit u njohën me masën e sigurisë.Halil Agolli, Sergei Cënolli, Ledjon Shupe dhe Vasjan Plasari u kapën duke transportuar rreth 40 kilogram eksploziv nga Loshani në drejtim të Korçës.Sipas prokurorisë, ata e kishin marrë lëndën në minierat e Lozhanit dhe do ta shisnin për përfitime financiare.