Korçë, Monumenti i Luftëtarit Kombëtar ende pa një vend të caktuar (24 Tetor 1999)
Bashkia e qytetit të Korçës nuk gjen vend për Monumentin e Luftëtarit Kombëtar të skulptorit të popullit Odise Paskali i realizuar në vitet ’38-’39. Është e katërta herë që Pushteti Lokal nuk mund të përcaktojë përfundimisht se ku do të vendoset kjo vepër e kulturës kombëtare tashmë 60 vjeçare. Kjo skulpturë përfaqëson përpjekjet e popullit shqiptar për liri, pavarësi dhe prosperitet kombëtar.
Në Bashkinë e Korçës kanë menduar që ky monument me vlera të veçanta artistike dhe historike të vendoset në qendër të sheshit kryesor të qytetit. Shpresohet që kjo herë të jetë lëvizja e fundit. Në parkun Rinia të Korçës, mbeturinat e këndit të lojërave rrezikojnë jetën e fëmijëve.
Vite më parë ishte kënd lojërash ndersa sot në vend të lojërave mund të gjesh vetëm disa hekurishte ku luajnë fëmijët. Strukturat përkatëse të Pushtetit Lokal mesa duket kanë harruar se edhe vogëlushët kanë nevojë të argëtohen.
Të kërkosh donatorë nuk është e vetmja mundësi e pushtetarëve lokalë në një kohë kur një rikonstruksion i këtij këndi lojërash mund të përballohet dhe nga buxheti i tyre./tvklan.al