Korçë, nënstacioni elektrik (8 Shtator 1999)
Qeveria Gjermane jep 10 milion marka për modernizimin e nënstacionit elektrik të qytetit të Korçës. Nënstacioni ekzistues është ndërtuar 35 vjet më parë dhe nuk mund t’i përballojë dot ndërhyrjet e shumta në rrjet. Investimet në fjalë priten të bëhen shumë shpejt përpara se të vijë dimri.
Për dhënien e këtij fondi shtysë e rëndësishme është shlyerja deri në 95 % e detyrimeve të filialit të KESH-it. Fuqia e instalizuar është 59 megavolt amper ndërkohë që nevojat janë për një fuqi rreth 70 mega.
Do të jenë dy transformatorë për të plotësuar nevojat e qytetit si dhe sjellja e një transformatori të tretë. Projekti parashikon edhe një impiant shpërndarje. Neëstacioni i ri do të ketë në të ardhmen edhe një linjë të dytë tepër të domosdoshme për zonën Juglindore./tvklan.al