Korçë, rikonstruksioni i spitaleve – (14 Qershor 1999)


Korçë, rikonstruksioni i spitaleve – (14 Qershor 1999)

22:46 14/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

36 milion lekë për rikonstruksionin e institucioneve shëndetësore në Korçë. Ministria e Shëndetësisë ka firmosur investimin ndër më të rëndësishmit kohët e fundit për ndërtimin e bllokut të ri të urgjencave. Edhe për vetë Korçën është investimi më i madh në këtë fushë.

Pas një gjendje të mjerueshme për vite me radhë spitali i Korçës ka mundësi të ribëhet nga fillimi. Përveç riparimeve të spitalit ekzistues do të ndërtohet dhe një bllok i urgjencës së spitalit dhe ambulancës.

Ndërkohë që këtu vazhdojnë ende punimet për ngritjen dhe rikonstruksionin e spitalit mjekët Korçarë kanë zhvilluar tratativa për pajisjet e institucionit me laboratore modern./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme