Korçë, sekuestrohen 30 kallëpe tritoli dhe 60 granata


Korçë, sekuestrohen 30 kallëpe tritoli dhe 60 granata

10:31 11/04/2014

TritolTritol, granata dhe qindra fishekë janë sekuestruar në mesnatë  në fshatin Arrëz në Korçë, ndërkohë që dy persona janë shpallur në kërkim.

Burime të policisë së Korçës bëjnë me dije se kanë sekuestruar 30 kallëpe tritoli, 60 granata dore si dhe 15.120 fishekë.

Mësohet se dy poseduesit e lëndëve plasëse që kanë arritur t’i shpëtojnë forcave të policisë të ndihmuar nga errësira, janë identifikuar por për arsye hetimi nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.  Sipas policisë, lëndët plasëse kishin për qëllim tregtimin në territorin grek.

tvklan.al/ M.S

 





Të ngjashme