Korçë, shkolla e handikapatëve (9 Shtator 1999)


Korçë, shkolla e handikapatëve (9 Shtator 1999)

11:02 09/09/1999

64 fëmijë handikapatë nga Korça dhe fshatrat e saj kanë mëse dy vite që presin përfundimin e rikonstruktimit të ndërtesës ekzistuese, speciale për fëmijët me probleme. Fondacioni Soros vendosi të ndërhyjë në këtë qendër me një investim prej 24 milion lekësh të reja. Që në fillim firma u ndesh me fqinj të rinj të cilët zaptuan pjesë të oborrit që zvarriten punimet ndërtuese.

Kjo shkollë është e pajisur me 10 klasa, sallon pritje, sallë veprimtarish, mensë, palestër riaftësimi e të tjerë, ku është menduar edhe për dimrin, një kaldajë e brendshme me avull. Edhe pse dita e fillimit të shkollës po afron, në këtë godinë kanë mbetur dhe shumë punime për tu kryer./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme