Korçë, vidhen 3 kisha dhe 5 banesa emigrantësh
Korçë- Brenda pak ditësh janë vjedhur arkat e 3 kishave dhe 5 banesa emigrantësh, në fshatin Zvirinë
Hajdutët kanë hyrë përmes dritareve në dy prej kishave ndërsa në kishën e Shën e Premtes kanë hapur me mjete të sofistikuara derën.
Nuk dihen vlerat monetare te përvetësuara ndërkohë që sipas banorëve dhe priftit të fshatit fenomeni është i përsëritur ndërsa pavarësisht denoncimit në polici nuk ka asnjë autor të dyshuar.
/tvklan.al