Koreja e Veriut do të dërgojë një zyrtar të nivelit të lartë në Korenë e Jugut
Kreu i parlamentit së Koresë së Veriut do të shkojë në Pyeongchang, Kore e Jugut këtë javë për Olimpiadën Dimërore, zyrtari më i lartë që ka vizituar ndonjëherë Korenë e Jugut.
Koreja e Veriut konfirmoi pjesëmarrjen e Kim Yong-nam në ceremoninë e hapjes, të planifikuar për të premten.
Sipas
The Independent
të dy Koretë do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë e hapjes.
Edhe pse kjo sinjalizon një shkrirje në marrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, ekspertët thonë se nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në ambicjet bërthamore të Veriut.
Kim Yong-nam do të jetë në jug për një vizitë tre-ditore dhe do të udhëheqë një delegacion prej 22 anëtarësh./tvklan.al