Koreja e Veriut ka ‘goditur’ me raketë qytetin e saj
Një raketë e Koresë së Veriut ka rënë në prej qyteteve të saj, pasi dështoi pak minuta pas nisjes. Zyrtarët amerikanë thanë se raketa balistike Hwasong-12 fillimisht mendohet se ka shpërthyer në mes të fluturimit pasi u nis më 28 Prill, të vitit të kaluar.
Megjithatë, të dhënat e reja thonë se raketa ra në qytetin Tokchon, rreth 90 milje në veri të kryeqytetit të vendit komunist, Penianit. Tokchon ka një popullsi prej rreth 200,000 banorësh.
Raketa ka gjasa të ketë shpërthyer duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kompleksin e ndërtesave industriale dhe bujqësore, shkruan revista
The Diplomat
, duke cituar një burim të inteligjencës amerikane, së bashku me imazhet satelitore.
Pas lëshimit të saj nga aerodromi i Pukchang, raketa fluturoi afërsisht 24 milje (39 km) në verilindje, dhe jo më shumë se rreth 70 kilometra.Një burim i qeverisë amerikane tha se motorët e fazës së parë të raketave dështuan rreth një minutë pasi u nis./tvklan.al