Koreja e Veriut i tregon “dhëmbët” Amerikës
Japonia ka paralajmëruar se raketat “testuese” të Koresë së Veriut përbëjnë “një kërcënim serioz”, pasi vendi në të cilën u kryen testet e raketave ishte në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare dhe mund të shkaktonte një incident fatal.
Koreja e Veriut nisi dy raketa brenda orës, njëra pas tjetrës me fluturim rreth 400 kilometër në orë, duke arritur lartësinë prej një mijë kilometër.
Koreja e Jugut, SHBA dhe NATO-ja kanë shprehur alarmin lidhur me testin e dy raketave, sipas BBC.
Besohet se raketat kanë patur një shpejtësi dhe lartësi të mjaftueshme për të goditur Korenë e Jugut, Japoninë dhe territorin e Guamit në Paqësorin Perëndimor.
Ministri i mbrojtjes në Japoni ka thënë: “Unë besoj se raketat janë një kërcënim serioz për vendin tonë”.
Zhvillimi i testeve për këto raketa është e ndaluar nga rezoluta e OKB. Dyshohet se krijimi dhe testimi i tyre, është bërë qëllimisht për të kërcënuar Amerikën dhe Japoninë, në raste mosmarrëveshjeje.
Megjithatë, ky test i konfirmuar i suksesshëm do të shënojë një hap përpara për Korenë e Veriut, pas katër dështimeve të muajit të fundit.
/tvklan.al