Koreja e Veriut kërcënon sërish
Sipas medias shtetërore në Korenë e Veriut, Kim Jong-un është betuar se vendi i tij do ta arrijë qëllimin për të treguar forcën bërthamore.
Qëllimi, sipas agjencisë së lajmeve KCNA, është të vendosë “ekuilibrin” e forcës ushtarake si SHBA-ja.
Komenti i Kim erdhi pasi Koreja e Veriut lëshoi raketën e fundit, e cila përshkoi Japoninë.
“Ne duhet t’i tregojmë fuqive të mëdha shoviniste se shteti jonë do ta plotësojë qëllimin e tij, si forcë nukleare pavarësisht kufizimeve dhe bllokimeve që kanë bërë”,
është shprehur Kim Jong-un, sipas KCNA.
“Ne do të barazohemi në forcë ushtarake me SHBA-në dhe ata nuk do guxojnë të flasin më për kapacitetet tona ushtarake,”
shtoi Kim Jong-un.
Lideri i Koresë së Veriut ishte i pranishëm në momentin e lëshimit të raketës Hwasong-12 të premten.
Raketa arriti një lartësi rreth 770 km dhe përshkoi 3700 km duke kaluar në veri të ishullit Hokkaido të Japonisë para se të ulej në det./tvklan.al