Koreja e Veriut lëshon dy raketa
Koreja e Veriut ka kryer testimet e reja raketore për vitin 2020. Kështu, dy raketa janë lëshuar nga bregu lindor i Veriut drejt Detit të Japonisë.
Lajmi është konfirmuar nga ushtria e Koresë së Jugut. Për këto dy raketa dihet shumë pak dhe nuk ka asnjë informacion për llojin e tyre.
“Ushtria është duke monitoruar për lëshimin e raketave të tjera dhe është në gatishmëri”, thanë thënë shefat e shtabit të Koresë së Jugut.
Koreja e Veriut ka testuar historikisht raketa gjatë Pranverës.
Disa ditë më parë, Koreja e Jugut dhe SHBA njoftuan shtyrjen e stërvitjes së përbashkët vjetore.
Një profesor në Universitetin Ewha në Seul, Leif Eric-Easley, tha se testet e raketave mesa duket “nuk janë aq provokuese sa aftësia e Koresë së Veriut”.
Hera e fundit që Koreja e Veriut testoi një raketë ishte Nëntori i vitit 2019, kur zyrtarisht nga shteti komunist u tha se po testonte një armë të fuqishme që lëshonte njëkohësisht një numër të madh raketash. /tvklan.al