Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë
Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike. Lajmi është bërë i ditur nga ushtria koreanojugore, e cila në një njoftim të sajin tha se ajo u lëshua gjatë pasdites të së dielës, pranë Pukchang, një zonë ku Peniani tentoi të testonte një tjetër raketë muajin e shkuar, por dështoi.
Në njoftim nuk jepen më shumë detaje, megjithatë Agjencia e Lajmeve
Yonhap
tha se nuk besonte se mund të ishte një raketë balistike interkontinentale, duke cituar një burim anonim.
Lëshimi i kësaj predhe vjen një javë pasi Veriu testoi me sukses një raketë me rreze mesatare , që ekspertët thonë se është e aftë të arrijë Alaskën apo Hawaii -n./tvklan.al