Sipas saj, Japonia po ashtu duhet të forcojë aleancën e saj ushtarake me Shtetet e Bashkuara.
“Që nga viti 2016, Koreja e Veriut ka kryer tre teste bërthamore dhe ka hedhur 40 raketa balistike”.
“Ky trend ushtarak në Korenë e Veriut paraqet kërcënim serioz dhe të pashmangshëm për sigurinë e Japonisë dhe dëmton ndjeshëm paqen dhe sigurinë e rajonit dhe të komunitetit ndërkombëtar”,
tha Ministria japoneze e Mbrojtjes.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, janë pajtuar në qershor që të punojnë për “denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”.
Megjithatë, marrëveshja e tyre, e arritur gjatë një takimi në Singapor, është kritikuar për mungesë detajesh./REL