Koreja e Veriut mund të qëndrojë pas sulmit masiv kibernetik


Koreja e Veriut mund të qëndrojë pas sulmit masiv kibernetik

16:19 16/05/2017

Kompanitë e sigurisë kibernetike dyshojnë se sulmi masiv i javës së kaluar ka gjasa të mbajë firmën e Koresë së Veriut.

Ekspertet teknike të Google, Symantec dhe Kaspersky Lab- kanë zbuluar se kode të versionit të mëparshëm të virusit Ëanna Cry janë shfaqur në programe që përdoren nga Lazarus Group, një grup kriminal kibernetik, që cili dyshohet se i përket vendit komunist. Ky grup ka sulmuar kompaninë  Sony nË vitin 2014.

Sulmi i të premtes preku më shumë se 300 mijë kompjutera në 150 vende të ndryshme të botës. Spitalet britanike dhe ato aziatike ishin me të dëmtuarit.

Kompanitë  e Telekomunikacionit dhe të transportit në Europë, si dhe disa prodhues makinash mbeten gjithashtu të dëmtuar. Sikur të mos mjaftojë, Koreja e Veriut ka kërcënuar sërish SHBA-të. Një deklaratë nga vendi komunist thotë se raketa e testuar të dielën mund të arrijë edhe Shtetet e Bashkuara.

Tv Klan






Të ngjashme