Koreja e Veriut shqyrton pjesëmarrjen në Lojërat Paraolimpike Dimërore
Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë nisur bisedimet mbi pjesëmarrjen e mundshme të Phenjanit në Lojërat Paraolimpike Dimërore në Pjongçang.
Bisedimet vijnë pas pjesëmarrjes së Veriut në Olimpiadë, gjë që është parë si shenjë e përafrimit midis dy vendeve.
Megjithatë, vende si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia mbeten të matura ndaj qëllimeve bërthamore të Veriut.
Nëse ka pajtim, Koreja e Veriut do të merrte pjesë për herë të parë në Lojëra Paraolimpike Dimërore.
Vetëm dy atletë të saj, të dy para-skitarë, janë ftuar të marrin pjesë në Lojërat që do të zhvillohen nga data 9 deri më 18 mars./
REL