Koreja e Veriut “zbulon aksidentalisht” planet e saj raketore


Koreja e Veriut “zbulon aksidentalisht” planet e saj raketore

22:26 24/08/2017

Koreja e Veriut ka zbuluar detajet e dy sistemeve raketore ende të patestuara, gjatë inspektimi të fabrikës nga diktatori Kim Jong Un.

Fotografitë e publikuara nga agjencia shtetërore koreano-veriore KCNA tregojnë letrat shpjeguese që ndodhen në mur, në të cilat përshkruhen raketat Hwasong-13 dhe Pukguksong-3.

Hwasong-3 duket se është një raketë kontinentale balistike, ndërsa Pukguksong-3 është një raketë balistike që lëshohet nga nëndetëset.

Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut publikon “aksidentalisht” detaje nga plani i saj raketor, nëpërmjet fotove të ndryshme. Sipas analistëve, kjo është një mënyrë për të treguar fuqinë e saj ushtarake ose për të dërguar mesazhe tek armiqtë e saj.

/tvklan.al






Të ngjashme