Korenti i merr jetën 17 vjeçarit (19 Gusht 2000)


Korenti i merr jetën 17 vjeçarit (19 Gusht 2000)

15:59 19/08/2000

Një 17 vjeçar që punonte për ndërtimin e kësaj godine pranë kompleksit Dinamo ka mbetur pa jetë gjatë një kontakti me kabullin e korentit. 17 vjeçari emri i të cilit është Arben, kishte 3 muaj që punonte me atin në ndërtimin e këtij pallati. Sot viktima ka qenë duke vënë në punë pompën e ujit në bodrumin e pallatit.

Pakujdesia në lidhjen e kabullit ka bërë që punëtori i mitur të mbetej menjëherë pa ndjenja. Punëtorë të tjerë e kanë dërguar pranë urgjencës, por për 17 vjeçarin nuk kishte më shpresa. Më pas është thirrur dhe policia në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizën e ngjarjes. kohët e fundit janë rritur rastet kur punëtorët kanë mbetur të vdekur në ndërtimin e pallateve të reja, por ky është rasti i parë kur një punëtor i mitur vdes në themelet e një ndërtese./tvklan.al






Të ngjashme