Korespondenca në Fakultetin Histori-Filologji – (9 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot është zhvilluar konkursi i korespondencës për gjuhë-letërsinë. Për kriteret dhe numrin e pjesmarrësve në konkurs flet për në kancelari i fakultetit Histori-Filologji Profesor i Asocuar Dalip Çota.
Profesor Dalip Çota:- “Në degën e Historisë numri i përgjithshëm i konkurentëve ka qenë 176 veta, në gjeografi kishim 135, ndërsa në degën e Gjuhë-Letërsisë kemi 243 studente”.
Gazetarja:- Sa do pranohen?
Profesor Dalip Çota:- “Në degën e Historisë kemi 12 kuota të lira, 1 nga të përndjekurit, 1 nga shoqata e invalidëve edhe 1 për fakultet të dytë. Pra, janë vetëm 12 kuota të lira dhe për këtë konkuruan 176 veta. Në Gjuhë-Letërsi do të pranohen 24 vende kuota të lira dhe 2, një nga shoqata e të përndjekurve dhe një nga invalidet. Edhe ato do t’i nënshtrohen të gjithë konkurimit”.
Është një fluks i madh konkurentësh që duan të diplomohen dhe nga ana tjetër një numër i vogël vendesh. Sot Fakulteti i Gjuhë-Letërsi në Tiranë i ka uruar mirseardhjen 240 konkurentëve ku do të zgjidhen vetëm 24 për të qenë studentët e ardhshëm të këtij fakulteti./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori