Koronavirusi bën romantik djalin e David Beckham
Ata janë aktualisht të izoluar bashkë, pas masave kombëtare të bllokimit të ndërmarra si pasojë e koronavirusit. Por kjo periudhë e ka bërë shumë romantik djalin e ish-futbollistit të famshëm David Beckham.
Brooklyn Beckham është zotuar për dashuri të përjetshme ndaj të dashurës Nicola Peltz. Ai i premtoi asaj se do të jetë gjithmonë pranë saj. Në të njëjtën mënyrë është edhe Nicola i ka premtuar atij një dashuri të pakufijshme.
Brooklyn aktualisht është izoluar me të dashurën e tij në Amerikë ndërsa pjesa tjetër e familjes ndodhet në shtëpinë e tyre në Cotsëolds, Angli.
Victoria Beckham e festoi ditëlindjen e 46 pa djalin e saj të madh, por kishte pranë pjesën tjetër të familjes, me të cilët organizoi edhe një festë virtuale.
Klan Plus