Koronavirusi mbyll gjykatat
Shtohet kujdesi për të moshuarit në burgje
“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar të gjitha proceset gjyqësore për një periudhë dy javore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri”.
Vendimi është marra mesditën e së hënës dhe përveç proceseve gjyqësore është pezulluar edhe veprimtaria e administratës në të gjitha shkallët e gjykatave në vend. Megjithatë, KLGJ ka vendosur që të përjashtohet nga efektet e pezullimit veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje të natyrës së ngutshme dhe kjo do të vlerësohet nga ana e gjyqtarëve.
Po kështu do të lejohen të zhvillohen edhe seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, si dhe kur të arrestuarit ose të pandehurit kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre.
Të gjitha masat e sigurisë do të zhvillohen me dyer të mbyllura pa praninë e publikut. Masa të shtuara janë marrë edhe nga Drejtoria e Burgjeve, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që qëndrojnë në qeli ose në ambientet e paraburgimit do i nënshtrohen një kujdesi të veçantë. Po kështu edhe personale shëndetësor që shërben në ambientet e izolimit ka shtuar masat mbrojtëse.
Tv Klan