Koronavirusi ndal Ditën e Verës
Elbasani në qetësi, qytetarët “festojnë” në shtëpi
Koronavirusi e theu traditën në qytetin e Elbasanit. Aktivitetet e planifikuara nga Bashkia u ndërprenë dhe qyteti është më i qetë se kurrë.
Të ndërgjegjshëm për situatën, qytetarët shprehen se këtë vit kanë vendosur të festojnë në vatrat e tyre familjare.
Edhe Durrësi po e respekton karantinën. Pavarësisht temperaturave të larta dhe Ditës së Verës, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë qëndruar në shtëpi.
Ata që shihen në lëvizje thonë se kanë dalë për punë ose për të bërë blerjet.
Ndërsa në një pjesë e tyre i respektojnë masat, ka nga ata që ankohen se nuk po gjejnë në farmaci elementë mbrojtës.
Patrullat e policisë vazhdojnë të mbajnë nën monitorimin situatën, për të ndëshkuar këdo që shkel urdhërin e shtetrrethimit.
Tv Klan