Koronavirusi në Europë, sot takohen liderët kryesorë
Disa nga liderët kryesorë të BE do të zhvillojnë sot një takim për të diskutuar mbi situatën e krijuar nga koronavirusi dhe përhapjen në Europë.
CNN njofton se në këtë takim pritet të marrë pjesë Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Franca dhe Gjermania ditët e fundit janë përballur me një shpërthim të madh të virusit COVID-19, ku më shumë se 5000 njerëz të infektuar në secilin shtet.
Në total, gjashtë nga 10 vendet më të prekura nga pandemia, janë në Europë. /tvklan.al