Koronavirusi, nuk ka blerje masive në dyqane


Koronavirusi, nuk ka blerje masive në dyqane

16:07 09/03/2020

Qytetarët shmangin dyndjet, furnizimi vazhdon normalisht

Pas konfirmimit të dy rasteve të prekur me koronavirus, në supermarketet e kryeqytetit nuk ka dyndje të qytetarëve për t’u furnizuar me ushqime.

Radhët e gjata si pasojë e alarmit nga koronavirusi janë një fenomen që u vu re në të gjitha vendet e prekura nga kjo sëmundje. Për momentin, në Shqipëri janë të paktë qytetarët që janë kujdesur të furnizohen me ushqime.

Tregtarët thanë për Televizionin Klan se pak javë më parë, shumë qytetarë nisën të kryejnë blerje në masë, pasi mësuan për koronavirusin, por duket se ky fenomen zgjati vetëm pak ditë. Aktualisht në shumë dyqane në Tiranë ka furnizim normal me ushqime.

Tv Klan






Të ngjashme