Koronavirusi pjesë e historisë


Koronavirusi pjesë e historisë

16:24 26/05/2020

Çekia ekspozitë maskash mbrojtëse në Muzeun Kombëtar

Tashmë simbol i situatës që po kalon vendi, Muzeu Kombëtar i Çekisë ka hapur një ekspozitë të maskave të fytyrës, duke sinjalizuar kështu se një ditë koronavirusi do të jetë histori.

Secila maskë e ekspozuar ka një histori personale pasi janë përzgjedhur nga qindra të tilla të dërguara nga publiku.

Në mesin e tyre është një maskë me një hartë të metrosë së Pragës, e bërë nga një adoleshent autik, një tjetër e bërë nga një grua me këmishën që bashkëshorti kishte veshur ditën e dasmës, dhe një e krijuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e vezoreve nga organizatë jo fitimprurëse.

Por nuk mungojnë ato me motive popullore, fantazi argëtuese apo me ngjyrat e flamurit kombëtar.

Çekia ishte nga të parat që e bëri të detyrueshme përdorimin e maskës jashtë shtëpisë. Aktualisht qeveria ka lehtësuar detyrimin e maskës, por sërish çekët duhet ta vendosin në mjetet e transportit publik dhe ndërtesat publike, përfshirë muzetë.

Tv Klan






Të ngjashme