Korridori i 8 (20 Korrik 1999)


Korridori i 8 (20 Korrik 1999)

14:49 20/07/1999

1.6 miliard dollarë eshtë kostoja e infrastrukturës për ndërtimin e dy koridoreve Lindje-Perëndim ose si Korridori i 8-të dhe ai Veri-Jug. Ndërkohë që puna në Korridorin 8-të ka nisur rreth dy vjet më parë dhe pjesa kryesore e tyre është mbuluar me financim nga donatorët mbeten përsëri segmente që nuk po mbulohen dot me financime.

Segmenti që ka mbetur pa financim në Korridorin 8 është segmenti Elbasan-Librazhd. Është realizuar financimi i segmentit Korçë-Kapshticë ndërsa mbetet pa u financuar ai Pogradec-Korçë. Për korridorin Veri-Jug mbeten disa pjesë që arrijnë vlerën 94.8 milion./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme