Korriku nis me tërmete në Shqipëri


Korriku nis me tërmete në Shqipëri

22:56 04/07/2016

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë, i shkallës Rihter, ka tronditur sot një pjesë të vendit. Epiqendra e tërmetit ishte në Zgosht, në Librazhd.

Tronditjet e para janë ndjerë rreth orës 18:00. Tërmeti kishte një thellësi 3 kilometra.

termete 2

Muaji korrik ka nisur me një seri tërmetesh. Në datën 3 korrik është ndierë një tërmet në grykëderdhjen e Bunës, në kufi me Malin e Zi, ndërsa në datën 2 korrik në Shqipëri sipas Institutit të Gjeoshkencave në Tiranë kanë rënë tre tërmete.

Tërmetet janë ndierë në Durrës, Peshkopi, Shkodër dhe Korçë. Tërmetet e datës 2 korrik kanë qenë rreth 2.2 ballë.

/tvklan.al






Të ngjashme