Korrupsioni, dënohet gjyqtari


Korrupsioni, dënohet gjyqtari

19:41 24/10/2016

Është dënuar me 4.6 vite burg, ish-gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda. Gjithashtu Gjykata e Krimeve të Rënda i ka hequr edhe të drejtën për ushtrimin e profesionit për 3 vite.

Ai akuzohet për korrupsion, pasi sipas prokurorisë i kërkoi 80 mijë euro ryshfet një qytetari në këmbim të një vendimi në favor të tij.

Madje sipas provave nga organi i akuzës, në këtë proces gjyqësor, gjyqtari Doda një ditë para seancës së fundit i ka vënë në dispozicion palës që pritej të paguante paratë dispozitivin e vendimit.

Por duke qenë se nuk mori pagesën, gjyqtari ndërroi dispozitivin, duke dhënë një tjetër vendim këtë radhë në favor të palës kundërshtare./tvklan.al






Të ngjashme