Prokuroria kërkon 4 vite burg për Haxhi Giun


Prokuroria kërkon 4 vite burg për Haxhi Giun

12:21 21/04/2016

Prokuoria për Krimet e Rënda ka kërkuar katër vite burg për ish-prokurorin e Krujës, Haxhi Giu. Ai akuzohet për korrupsion pasi në këmbim të 29 mijë eurove do t’i ndryshonte akuzën një të arrestuari për trafik droge.

Në seancën e kësaj të enjte 53-vjeçari nuk ka qënë i pranishëm, duke u përfaqësuar vetëm nga avokati. Giu i është nënshtruar gjykimit të shkurtuar dhe në fund të procesit, përfiton uljen me një të tretën të dënimit.

Përveç dënimit prokuroria kërkoi që për tre vjet Giu, mos të ushtrojë asnjë funksion publik.  Për Aleks Shporin, personi i cili la garanci paratë në një pikë këmbimi valutor në Tiranë, u kërkua dënime me 2 vite burgim. Në seancën e radhës pritet që gjykata të lexojë vendimin. Haxhi Giu u arrestua ne 2 dhjetor te vitit të vitit të vitit të kaluar.

Tv Klan






Të ngjashme