Koshtunica kërkon anëtarësimin në KE të Jugosvllavisë (9 Nëntor 2000)
Presidenti jugosllav Koshtunica ka kërkuar sot përpara KE-së futjen e Jugosllavisë së mbetur në këtë organizëm. Në takimin e sotëm të Strasburgut ku presidenti jugosllav ka shfaqur dhe kandidaturën e vendit të tij, është kryer dhe mbledhja e fundit e KE-së në drejtimin italian.
Është Letonia e cila mori drejtimin e radhës së Këshillit të Europës. Ministrat e Jashtëm të 41 vendeve pjesëmarrëse në këtë organizëm, kanë diskutuar sot për herë të fundit në drejtimin e italianit Dini ku është theksuar dhe njëherë kushti bazë për anëtarësimin në KE si dhe heqja e dënimit me vdekje. Ky organizëm ka në projektin e tij përfshirjen e Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ndërsa në listën e kandidaturave tashmë është shtuar dhe Jugosllavia./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori