Kosova (3 Shtator 1999)
Shërbimi doganor i misionit të OKB-së në Kosovë fillon që sot me mbledhjen e detyrimeve për mallrat e importuara në Kosovë sipas rregullores të fuqizuar në 1 Shtator nga ana e përfaqësuesit të OKB-së Bernard Kushner. Në mesditen e sotme hapet zyrtarisht shërbimi doganor në pikën kufitare me Maqedoninë në Hanin e Elezit.
Misioni i OKB-së për Kosovën ka emëruar 40 zyrtarë doganorë nga Kosova të gjithë me përvojë në dogana të cilët do të drejtojnë tre pikat e autorizuara kufitare ndërkombëtare në kufirin e Kosovës me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Pikat e tjera do të hapen më vonë.
Kushneri ka emëruar drejtorin e përgjithshëm të shërbimit doganor. Detyrimet do të mblidhen në marka gjermane dhe do të depozitohen në shërbimin publik të pagesave në Kosovë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori