Kosova, Bernard Kushner – (16 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Administratori i OKB-së për Kosovën francezi Bernard Kushner ka mbledhur dje në ambjentet e këtij misioni një grup të madh juristësh, prokurorësh e gjyqtarësh. Ky takim është organizuar me inisiativën e tij për të diskutuar për disa ligje që administrate e Kombeve të Bashkuara i ka përpiluar për mbarvajtjen demokratike të jetës në krahinë.
Kushner ka konfirmuar edhe njëherë se qëllimi i misionit të forcave ndërkombëtare të instaluara aktualisht aty është zbatimi në terren i rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit për vetëqeverisjen e Kosovës. Ai ka deklaruar se ligjet e reja nuk do të jenë ato serbe dhe jugosllave.
Ndërkaq edhe Këshilli i Europës është i gatshëm të jap kontributin e tij për hartimin e tyre si materialisht ashtu dhe mendimin në ekspert të kësaj fushe. Bernard Kushner ka theksuar se bërja e ligjeve për Kosovën pa pjesmarrjen e shqiptarëve do të ishte një absurditet i plotë. Së fundmi Kushner ka deklaruar se në Kosovë duhet të ndërojmë një shoqëri ku të mbretëroj ligji./tvklan.al