Kosova, bisedimet Hollbruk-Millosheviç (13 tetor 1998)
Në Kosovë duket se problemi po merr zgjidhje. Pas bisedimeve Hollbruk-Milloshevic ky i fundit ka vendosur të terheqë forcat ushtarake nga Kosova që NATO të mos ndërhyjë. Për verifikim e fjalës së tij në Kosovë do të dergohen 2000 trupa vëzhgues në fshatrat Kosovarë.Hollbruk është i mendimit që Kosova të fitojë autonominë e saj sesa pavarësinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO Havier Solana është i mendimit për ndërhyrjen ushtarake.
Pamje Hollbruk konferencë shtypi, presidenti Serb Sllobodan Millosheviç, pamje Havier Solana./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori