Kosova , bisedimet me ndërkombetarët (03 tetor 1998)
Komuniteti Ndërkombëtar është gati për një ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Forcat ushtarake janë rikthyer dhe represioni në Kosovë ka ndaluar por Komuniteti Ndërkombëtar ende nuk është i bindur. Një ndërhyrje e NATOs në Kosovë do të ndërmeret në më pak se dy javë po të jetë nevoja. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Uilliam Kohen deklaron që Milloshevic t’i jap fund dhunës dhe të respektojë kushtet e OKB-së, përndryshe forcat e NATOs janë gati të ndërhyjnë. Ai parashikohet të shkojë në një mledhje në Bruksel të diskutojë për gjendjen në Kosovë dhe për një përdorim të mundshëm të forcës. Rusia kundërshton për ndërhyrje ushtarake në Kosovë ndonëse ajo e nënshkroi rezoluten e OKB-së javën e kaluar . Ajo është e bindur se një ndërhyrje ushtarake nuk do të sjellë rezultatet e duhura. Nga ana tjetër, Bill Klinton u shpreh mjaft pozitiv për një zgjidhje të mundshme në Kosovë. Edhe presidenti turk Sulejman Demirel deklaroi se Turqia do të marrë pjesë në ndonjë sulm të mundshëm. Duke qënë se Turqia është anëtare e Aleancës Atlantike, do të pëmbushë detyrimet e saj.
Pamje nga forcat ushtarake Serbe, Uilliam Kohen, pamje avion të Natos. Shtëpi të djegura Kosovë, refugjatë kosovarë. /tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori